Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka mirëpritur qindra qytetarë, të cilët janë anëtarësuar së fundi, me vullnetin dhe dëshirën më të madhe për tu bërë pjesë e të vetmes alternativë për Kosovën.
Anëtarësimet e reja dhe kërkesat e shumta të qytetarëve për tu bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje! tregojnë që askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë drejt arritjes së qëllimeve tona të mira për vendin.
Mirë se ardhje këtyre qytetarëve i ka uruar edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se interesimi për angazhim e aktivizëm në Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbështetja për ne po shtohet gjithnjë e më shumë.
“Në secilën ditë që kalon, Qendrat tona po bëjnë anëtarësime të reja e të shumta. Kësisoj, gjatë ditës së sotme në Gjilan u mirëpritën rreth 180 anëtarë të rinj, të cilët janë bërë pjesë e organizatës sonë këta katër muajt e fundit”, ka thënë Kurti.