Kandidati për kryetar të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka takuar disa nga aktivistët e Lëvizjes, për të diskutuar rreth finalizimit të programit politik, që do të përmbajë Alternativa qeverisëse për Gjilanin.
Sami Kurteshi, ngriti lartë punën dhe rëndësinë që kanë aktivistët për ndaljen e të keqës dhe ndryshimin e madh në qeverisjen e Gjilanit, duke i konsideruar si forcë që do të bëjë ndryshimin dhe do të jenë, po këta aktivistë, katalizatorët kryesorë të projekteve në të mirë të qytetarit të rënduar nga pushtetet e kaluara.
Në anën tjetër, aktivistët u zotuan se do të përvjelin mëngët, ashtu siç kanë bërë gjithmonë, të punojnë më shumë e më shumë për rikthimin e shpresës, për rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur. E aq më tepër, kur jemi shumë, e po bëhemi shumë e më shumë, u tha nga ta.