/Selvete Abdullahu/
Më del loti në çerpikë e pikon i nxehtë nga sytë e mi
Valë e tij shpalon shpirtin tim që vlon si uji në kupë
Rrëshqet mbi faqe plotë pezmë e trishtim
Me lutjet e ndalimit ku vujajtja gjeti strehim
Jo s’ka fuqi e as njeri të ndal këtë hov tmerrues
Lirinë ku Përëndia n’a e fali dhuratë
Për ca sekonda e mori furia
E mori dorë njeriu
Në njeriun
Shtiu
Pa faj e pa mëkat kushdo që qëlloi
Pa përjashtim
Veç shpirt njeriu e frymarrje ndaloi
E zeza zemër e qenje me të njëjtin emër
NJERI
Ç’mëkat mbuloi tokën
Vetëm hije shoh e pluhurë të zi
Lutem e lutem O zot i plotëfuqishëm
Vetëm ti mund t’ua ndalësh hovin
Nofkave të prishura me aromë gjaku të zi
Një ditë me lotë e lutje kalova sot
Dua të jet e fundit O Zot!