Edhe sonte në iftarin e përbashkët të mësimdhënësve gjilanas, u shpreh hapur mbështetja e tyre e parezervë për Fillimin e Ri dhe kandidatët e PDK-së për Parlamentin e Kosovës.
“Nuk harrohet asnjehërë kontributi I çmueshëm I mësuesit, profesorit, për arsimin shqip dhe për Kosovën në kohët më të vështira për vendin. Prandaj, ne gjithmonë kishim prioritet arsimin, duke filluar nga zeroja, në ndërtimin e infrastrukturës shkollore, ngritjen e cilësisë dhe të pagave, pothuajse për çdo vit. Edhe sot, dhe nesër gjithsesi, arrsimi do të jetë prioritet ynë, në edukimin e brezave të ri, avancimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës, kanë thënë kandidatët për deputet të PDK-së në Gjilan, z. Zenun Pajaziti dhe zonja Leonora Morina – Bunjaku, në takimin e sontëm me mësimdhënësit gjilanas.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017
E hënja e 12 qershorit do të agoj me festën e PDK-së
Sonte, në prag të mbylljes së fushatës parazgjedhore, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës po mbretëron një atmosferë festive, me këngë e valle, e organizuar nga të rinjtë e PDK-së.
Parafestë për fitorën e 11 qershorit. PDK dhe Koalicioni I Lirisë do të jetë I pari meritueshëm.
Fillimi I Ri, do të fillojë së jetësuari nga e hëna, më 12 qershor, për ta shënuar pastaj edhe festën tjetër, të çlirimit të Kosovës, ditë kjo që e sollën pikërisht liderët e këtij koalicioni.