“Tash për tash as 30 përqindëshi i përmendur nuk është gjetur. Rashka është opsion i hapur si rajon i cili duhet të hulumtohet. Ne kemi edhe vende të tjera të cilat i kemi si të dyshuara. I kemi bërë kërkesat dhe mendojmë që t’i procedojmë më tutje që të verifikohen”, ka thënë Gjetaj
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, kërkon nga shteti serb t’i hapë dosjet dhe të tregojë se ku janë të varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Serbia, sipas tij, i ka të dhënat e sakta se ku gjenden këto lokacione. “Serbia është çelësi kryesore. Ajo duhet t’i hapë arkivat, i ka informacionet nga njerëzit që kanë ushtruar veprime kriminale, ka evidenca, ka pas urdhëresa e dokumente”, ka thënë Gjetaj.
Në një intervistë për gazetën Tribuna, ai ka deklaruar se deri më tani as 30% e të zhdukurve nuk janë kthyer në Kosovë. Fajin për këta ai e ka hedhur te mosbashkëpunimi i shtetit serb. Gjetaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëhet presion Serbisë që sa me parë t’i kthejë trupat e shqiptarëve të zhdukur në këtë shtet. Ai ka thënë se janë duke punuar edhe në fillimin e gërmimeve në disa pjesë të Kosovës të dyshuara për varreza masive.
shih më tepëer në: http://gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=82325