Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetaksident, ku në veturë ishin katër persona.
“Si pasojë e vetaksidentit, të lënduarit me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret, femër, shtetase e Shqipërisë, ka humbë jetën”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Për rastin është njoftua prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. /2LONLINE.com/