(2L ONLINE) – Të shkruarit, poezia pjesë e asaj që jemi! Pjesë e asaj që jemi çdo ditë, ëndërrat, dëshirat, dashuritë, veprimet, puna, ato që përcjellim edhe pavetëdije shpesh herë. Poezia, forma e komunikimit tonë me lexuesit përmes “kodeve” të cilat janë vargjet, mënyra se si i shkruajm, kur i shkruajm dhe përse i shkruajm. Përcjellja e porosisë së shpirtit, që vjen për t’i dhën lexuesit mesazh a informacion, ndjenjë a mendim.
Linditë RAMUSHI DUSHKU
Ka disa gjera që janë të thumbisura vetëm në mendjen tonë. Thën më ndryshe janë mendime, shprehje, pershkrim përvoje që shpesh her nuk arrijm t’i artikulojmë për arsye vetanake a ndikuese nga jasht. Por që arrihen përmes shkrimeve. Pra bëhet fjalë për formën e të menduarit dhe formen e përjetimit të botës së jashtme në pavetëdije. Ndërdija jonë është ajo që jemi ne në të vërtetë, dëshirat tona të fshehta apo të pa zbuluara konkretisht nga racionalja jonë, por del në pah nga ndikimet që na i shkakton ambienti i jashtëm dhe ajo cfarë mendojmë dhe shohim vetën me anë të introspekcionit(shikim brenda vetes apo analizë vetës tonë, mendimeve ideve besimeve qëndrimeve tona), janë ngacmuesit ata që na e turbullojnë apo trazojnë gjendjen të cilën e akumulojmë nga nënvetëdija për ta shpërndarë në rreze të cilat në rastin e krijimeve letrare po i quaj poezi apo vargëzime.
Për psikoanalistët dhe psikoanalitikët poezia paraqitet si nevojë për shpërthim. Madje Frojd-i ( themeltar i psikoanalizës) e quan artin si mekanizëm mbrojtës që e përdor njeriu. Poezinë e paraqet si nevojë e transferimit të ngacmimeve dhe të disa nevojave të cilat mund të jenë të papranueshme për shoqërinë ndonjëherë, por edhe nga vet vetja jonë. Sipas Frojd-it njeriu bën një luftë me veten, bën një luftë mes Id-it dhe Ego-s, sepse njëra që shfaq impulse dhe instiktet kërkon të çlirohet nga Ego-ja, këtu lidhet edhe arti, i cili lind si forcë e balancimit shpirtëror e fizik. Sipas kësaj qasje poezia shihet si çlirim i mbushjeve shpirtërore nga përvoja të ndryshme. Akumulim i energjisë, aktiviteteve të ndryshme njerëzore gjegjësisht poetëve, ose krijuesve nga arte të ndryshme.
Duke folur per të shkruarit, poezinë, në bazë të kesaj që thash më lart atë e drejton kjo pjesa qe rri e fshehur shpesh here nga bota qe na pasqyrohet çdo ditë, por qe kjo botë me elementet e saj vendos shumë elemente të të shkruarit si psh :figura te caktuara qe perdoridm neper vargje poet te caktuar, poashtu dhe motivi. Figura ne varg varet nga ndikimet e caktuara te subjekti bashkë me konceptimet e tij per temen qe mund te shtjelloj ne poezi. Lidhjen qe ka ai me ate ngjarje dhe ka ndikim poashtu botekuptimi qe ka autori per figuren. Figura në poezi eshte e lidhur direkt me pikepamjet, botkuptimet dhe perceptimet e autorit, eshte e perdorur si e tille ngaqe autori ka lidhje emocionale,sociale a fizike në përvojën e tij jetësore, apo që akoma e ka me atë figurë që takohet nëpër vargje. Pra, figura në poezi është atashim(lidhje) në mes poetit dhe konceptit të tij për figurën e caktuar që perdor. Motivi është shpirti i fshehur në trupin e figures. Në psikoanalizë, Frojdi e përdorte ëndërrën si rrugë për të shkuar deri te e pavetëdijshmja, a po deri te ndërdija jonë. Këtë rrugë ai e quante “rruga mbretërore”.
E bënte këtë rrugë sepse ai thoshte se ëndërrat janë e fshehta e çdo lloj veprimi a gjendje emocionale e pacientëve që vinine kërkonin ndihmë në klinikën e tij. Ëndrra si proces i pavetëdijshëm sipas tij nxjerr në pah figurat me të cilat pastaj krijohet asociacionet që e shpjegojnë edhe motivin e nje veprimi dhe historinë e ngjarjeve të ndryshme të një personi. Edhe të shkruarit gati si forma e interpretimit të ëndërrës, kalon nëpër process dhe punë e cila lidhet në mënyrë zingjirore. Edhe poezia, është sikur mozaiku i një ngjarjeje. Edhe në poezi figura është mozaiku i një ngjarjeje a motive të paraqitur në varg, dëshire a nevoje, e cilado qoftë tema e shkrimit. Ashtu siç figuart e caktuara duhet te lidhen në mes vete për të formuar një pikture a pamje, pjesëza ato që përshtaten në vendin aktual ngaqë figura paraprake ka qen e bërë në atë formë për tu përshtatur pjesëszës pasardhëse. Dmth, gjithmonë ekziston një lidhje zingjirore që vazhdon gjersa edhe frymon ajo për të cilën gjurmohet. Gjithashtu ky xingjir lëvizjesh funksionon njësoj edhe në gjurmimet e së kaluarës së një sjellje a veprimi. Është një funksionim i çdo elementi që na qon në njohuri të një tjetri element e si te tilla neve na mundesojne njohjen me problemin a thjesht informohemi për atë shkak a motiv.
(autorja është poete e psikologe)