Sikur të mos mjaftonte eleminimi nga gara e DigitAlb Kupës së Kosovës, SC Gjilani tani duhet t’i vuajë edhe pasojat e kësaj ndeshje.
Franc Veliu i ndëshkuar direkt me karton të kuq në këtë përballje pritet që ta humbasë përballjen e javës së 18-të ndaj Dritës.
Me Shametin dhe Rapën e lënduar, Veliun dhe Ferreiran e suspenduar, tekniku vlonjat do të jetë i detyruar të improvizojë repartin e mbrojtjes.
Dueli ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet vikendin e ardhshëm ne javen e pare te sezonit pranveror.