Parlamenti i Studenteve të Universitetit të Prishtinës, përmes kryetarit të saj Irfan Veselit, ka bërë të ditur se Parlamenti i Studentëve si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan prishtina”, kërkon nga Këshilli Drejtues i Universitetit, që të anulojë vendimin për zgjedhjen e Rektorit të UP-së.
Sipas Veselit janë ktëo arsye: Zgjedhja e Rektorit të UP-së, në mbledhjen e mbajtur më datë 2/9/2014, korespondon me shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Për arsye se në Këshillin Drejtues të UP-së është anëtar (Prof.Dr. Blerim Kamberi) burri i motrës së gruas (baxhanaku), I rektorit të zgjedhur, I cili po ashtu mori pjesë në votim. Dhe Instalimi i standardit të dyfisht në Universitet sa i përket punimeve shkencore të publikuara në revista “fiktive”.
“Parlamenti i Studentëve kërkon nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që deri në ditën e Hënë me datë 8/9/204 të marrë vendimin. Parlamenti i Studentëve si organ do të ndjekë rrugët institucionale për realizimin e kërkesës”, ka thenë Irfan Veseli, kryetar i PSUP-së. /2L ONLINE/