(2L ONLINE) – Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve , në bazë të kërkesës së drejtuar për Këshillin Drejtues të UP-së, në të cilën është kërkuar anulimi i vendimit për zgjedhjen e Rektorit të ri, ka tentuar të prezantojë në mbledhjen e K.D. të UP-së duke u bazuar në statutin e UP-së neni 18, pika 9, e cila garanton pjesëmarrje në mbledhje të K.D. të UP-së, në kërkesat të cilat Parlamenti i Studentëve parashtron.
Kryetarja e Këshillit Drejtues me tone të larta dhe ofenduese shkelë statutin e UP-së, duke përzënë në mënyrë të pa skrupull kryetarin e PS-UP-së nga zyrat e K.D., ka thënë irfan veseli, kryetar i PSUP-së,
Veseli tha se pas ofendimit nga Kryetarja e Këshillit dhe disa nga anëtarët e tij, Kryetari dhe kryesia e Parlamentit të UP-së lëshojnë zyrën dhe presin jashtë objektit përgjigjen për kërkesën që PS-UP-ja ka dorëzuar për anulimin e vendimit mbi zgjedhjen e paligjshme të Rektorit të UP-së dhe për të mos krijuar standarde të dyfishta në raport me punimet shkencore të publikuara në revista “fiktive”.
Sipas tij, pas përfundimit të mbledhjes Kryetarja dhe disa nga anëtarët e K.D. të UP-së nuk dhanë përgjigje për kërkesën e PS-UP-së dhe rrjedhimisht lëshuan ofendime dhe fjalë të rënda që nuk i takojnë një niveli të një akademiku, ndaj përfaqësuesve të studentëve.
“Parlamenti Studentor i UP-së, konsideron se Këshilli Drejtues i UP-së është pjesë e shkeljes së ligjit dhe parimeve njerëzore, me rastin e zgjedhjes së një Rektori në konflikt interesi dhe i cili ka publikime në revista “fiktive”. PS-UP, kërkon nga Ministri i Arsimit që të ndërmarrë veprime ligjore, në raport me situatën e krijuar në Universitetin më të madh publik në vend, duke mos lejuar shkelje të tilla të mëtutjeshme. Parlamenti i Studentëve si organi më i lartë i përfaqësimit të Studentëve, nuk do të lejojë që edhe më tej të degradohet institucioni më i lartë i dijes dhe shkencës, me veprime antiligjore dhe për interesa personale, duke njullosur Universitetin dhe vlerat e tij”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, Parlamenti i Studentëve ka shfrytëzuar të gjitha rrugët ligjore, dhe do tw kundërshtoj vazhdimisht vendimin për zgjedhjen dhe marrjen e detyrës së këtij Rektori të jashtëligjshëm. Për veprime të më tutjeshme do të njoftoheni me kohë. /2L ONLINE/