Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Alain Miniane, ku u bisedua për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Alain Miniane, ku u bisedua për stabilitetin makro-ekonomik të Kosovës, e në këtë kuadër,edhe për nevojën e ruajtjes së disiplinës fiskale, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në këtë frymë, u theksua se gjatë shqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, të bëhet një rishikim i kujdesshëm i projeksioneve për të hyrat buxhetore.
Kryeparlamentari Veseli kërkoi ndihmën e FNN-së, për reformat ekonomike në vendin tonë, reforma këto që do të stimulonin rritjen e investimeve në sektorin privat. Këto investime gjenerojnë vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.