(2LONLINE) – Vesa Ibrahimi ka lindur më 25.12.2001 në Zagreb të Kroacisë dhe është nxënëse e klasës VI/2 në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Vesa në moshën 6 vjeçare në prag të hyrjes në klasë të parë me prindër ka ardhur nga Zagrebi. Prindërit e sajë Arsimi nga Gjilani dhe Zhaklina nga Binça e Vitisë kryen studimet Universitare dhe një kohë jetuan dhe punuan në Zagreb.
Vesa është nxënëse shembullore me të gjitha pesa, në klasën e Hanumshahe Zekës. Nga klasa e I-rë deri në të V-tën për te u kujdes shumë mësuesja Dashurije. Vesa ka qenë fëmijë shumë i turpshëm, adaptimi në Kosovë nuk ka qenë i lehtë për te. Mësuesja Dashurije është mundua dhe ka arrit ta liron prej asaj “ ngurtësie” , i ka dhënë kurajo dhe e ka nxitë për gjithçka. Përndryshe ajo është fëmijë shumë i qetë, inteligjent dhe kreativ, por ka një vullnet të çeliktë kur dëshiron të arrijë diçka, thotë Zhaklina e ëma e saj. Vesa ka edhe një vëlla me emrin Gent Aron, së shpejti i mbush 6 vjet, dhe i cili qysh tash po shihet se ka me shkua hapave të motrës , thotë babai Arsimi.
Ajo përpos që është nxënëse shembullore e ka edhe një hobi. Hobi i saj është karateja.
Vesa që nga shtatori i vitit 2010 ushtron sportin e karatesë dhe është anëtare e klubit të karatesë “Drita” i cili është i themeluar në vitin 1972 dhe është klubi më i vjetër i karatesë në Komunën e Gjilanit dhe një ndër klubet e karatesë më të vjetra në Kosovë.
Sporti i parë me të cilin ka dashur të merret është atletika mirëpo në mungesë të klubit të atletikës në komunën e Gjilanit ajo fillon të merret me karate. Për një kohë të shkurtër në sportin e karatesë tregon shkathtësi të larta dhe për dy vite veç arrin të bëhet kampione e Kosovës edhe kampione mbarëkombëtare.
Që nga viti 2011 merr pjesë edhe nëpër gara të karatesë si nëpër Kosovë po ashtu edhe nëpër Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe në shtet të tjera. Po ashtu merr pjesë edhe në kampionatin e Evropës (IMAF) të mbajtur në Namborn të Gjermanisë në vitin 2011 dhe stoliset me medalje të argjend ndërsa në vitin 2013 merr pjesë në kampionatin botëror të shotokanit (ËSKU) në Stamboll të Turqisë ku stoliset me medalje të bronztë.
Viti 2013 ka qenë shumë i suksesshëm ku ka arritur vazhdimisht rezultate kulmore. Më poshtë janë të paraqitura garat ku ka fituar medalje si dhe janë dhënë disa statistika.
Vesa Ibrahimi, 10-11 vjeç, F, -34 kg ( -37 kg)
Rezultatet e arritura në vitin 2013
Gjithsej 20 medalje:
• 14 medalje të arta,
• 4 të argjendta dhe
• 2 të bronzta
Në vazhdim janë të paraqitura të gjitha medaljet e fituara në vitin 2013
1. Vendi 2, kumite, “Ippon 2013”, 24.03.2013, Prishtinë
2. Vendi 1, kumite, “Gazi Baba Open 2013”, 13.04.2013, Skopje, Macedonia
3. Vendi 3, kumite, 4th World Shotokan Karate Championships, 5-7.04.2013, Istanbul, Turkey
4. Vendi 1, kumite, “Haki Ibërdemaj”, 21.04.2013, Pejë
5. Vendi 1, kumite, “Kosova Open 2013”, 05.05.2013, Prishtinë
6. Vendi 1, kumite, “Shpresat e Kosovës”, 19.05.2013, Prishtinë
7. Vendi 1, kumite, “Prizren League Open”, 02.06.2013, Prizren
8. Vendi 2, kata, “Prizren League Open”, 02.06.2013, Prizren
9. Vendi 1, kumite, “Xhevat Makolli”, 09.06.2013, Prishtinë
10. Vendi 2, kata, “Xhevat Makolli”, 09.06.2013, Prishtinë
11. Vendi 1, kumite, “Rrahim Curri & Behar Begolli”, 16.06.2013, Podujevë
12. Vendi 1, kata, “Rrahim Curri & Behar Begolli”, 16.06.2013, Podujevë
13. Vendi 1, kumite, “Struga Open 2013”, 21.09.2013, Struga, Macedonia
14. Vendi 1, kumite, “Katana Open 2013”, 27.10.2013, Gjilan
15. Vendi 2, kata, “Katana Open 2013”, 27.10.2013, Gjilan
16. Vendi 1, kumite, “Elbasani Open 2013”, 17.11.2013, Albania
17. Vendi 1, kumite, “Kupa Pavarësia 2”, 26.11.2013, Albania
18. Vendi 1, kumite, “Kupa Pavarësia 2”, 26.11.2013, Albania
19. Vendi 1, kumite, Turneu mbarëkombëtar “Adem Jashari”, 08.12.2013, Prishtinë
20. Vendi 3, kata, Turneu mbarëkombëtar “Adem Jashari”, 08.12.2013, Prishtinë Kumite (lufta) është lufta që zhvillohet në mes të dy garuesve. Kata është lufta me kundërshtarë të imagjinuar.
Medaljet e fituara ne vitin 2013
Ka marrë pjesë në gjithsej 15 turne si brenda Kosovës, në rajon (Maqedoni, Shqipëri) dhe në Kampionatin Botëror të Shotokanit në Stamboll të Turqisë. Shumë më e suksesshme ka qenë në kumite (lufta) ku në vitin 2013 ka zhvilluar gjithsej 32 lufta. Fituese ka dalur 27 herë duke realizuar 91 pikë dhe ka patur 5 lufta të humbura me 10 pikë të humbura.
Në Kampionatin Botëror të Shotokanit më 2013 ka zhvilluar 5 lufta ku ka arritur 2 fitore (6:0 dhe 3:0) dhe ka pësuar 3 humbje (0:3, 0: 6 dhe 0: 1) dhe njëherësh janë këto pikët e vetme të humbura në vitin 2013. Hendikep jashtë zakonisht i madh ka qenë mos prezenca e trajnerit të saj në këtë kampionat botëror.
Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti se në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri në vitin 2013 ka zhvilluar 27 lufta ku fituese ka dalur fituese në 25 lufta dhe ka patur vetëm 2 humbje të dyja me rezultat 0:0. Numri i pikëve të fituara ka qenë 82 pikë ndërsa numri i pikëve të humbura ka qenë 0 (zero) pikë.
Pa dyshim rezultati i vitit 2013 është pothuajse i pa përsëritshëm veçanërisht sa i përket pikëve të fituara dhe të humbura.
/Përgatit: Ismet Azizi/