Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë, organizoi konkursin ndërkombëtar Arti i Fëmijëve Lidice, i cili është bërë një ngjarje tradicionale dhe e rëndësishme për shkollat e Kosovës, nga ku 15 vjeçarja nga shkolla “Skënderbeu” në Hogosht të Kamenicës, Vesa Agaj, fitoi një çmim dhe diplomë “Përmendje nderi”.
Ishte udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, që u dorëzoi Diplomat e Nderit të Memorialit Lidice, nxënësve për krijimet e tyre, ku për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia në Kosovë, sivjet, u krijuan mundësitë e dorëzimit të diplomave për Konkursin Ndërkombëtar Arti i Fëmijëve Lidice 2020.
Në këtë ceremoni përveç përfaqësuesve nga Ambasada morën pjesë edhe prindërit e fëmijëve dhe drejtorët e shkollave. /2LONLINE.com/