DYLON

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për falsifikim parash

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për falsifikim parash
Avatar photo Redaksia

Sot, më datë 10.11.2021, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka realizuar një urdhërkontroll  në tri lokacione. Gjatë realizimit të  këtij urdhërkontrolli, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” 

Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë.

EkoHigjiena

Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme se:

Të dyshuarit H.SH (1987), L.Q. (2003)  dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” nga neni 296 i KRPK-së.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për  48 orë, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga NJRHKEK Gjakovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.