Volejbollistja Venera Kadriu, do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat bardh e kaltër duke qenë edhe më tutje pjesë e klubit të KV Drita.
“Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën më të madhe që ta ndihmojë ekipin në garat ndërkombëtare të cilat zhvillohen ne shtator dhe gjithashtu edhe garat tjera vendore e kombëtare”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Postimi i plotë:
Pjesë e KV DRITA edhe për këtë kampionat një nga yjet e akademisë Drita dhe një ndër lojtaret më të mita vitin e kaluar Venera B. Kadriu
Venera Kadriu e cila vazhdoi të luaj për Dritën në dhjetor të vitit 2023, mbetet prapë me ekipin edhe tani kur ekipin e presin gara shumë të rëndësishme.
Venera të cilën e gjithë familja Drita e njeh me nofkën “Duqi”, vitin e kaluar erdhi pas disa viteve ku ishte në USA pikërisht në Universitetin “Northwood” ku studioi dhe luajti me shumë suksese. Duqi vitin e kaluar ishte njëra nga shtyllat kryesore të ekipit në sukseset e arritura!
Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën më të madhe që ta ndihmojë ekipin në garat ndërkombëtare të cilat zhvillohen ne shtator dhe gjithashtu edhe garat tjera vendore e kombëtare.
Venera e cila ka vetëm 22 vjet, por njihet mirë në opinionin e volejbollit kosovar dhe më gjerë, duke qenë anëtare e rregullt e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë.
Sa ishte pjesë e Dritës, Venera fitoi qdo gje dhe atë 4 tituj kampion si dhe shumë tituj të kupës me KV Drita, edhe atë duke qenë titullare në pozita të ndryshme.
Në vitin 2016 kur Drita filloi epokën e kampionit pas shume viteve , Duqi ishte në pozitën qendër. Në vitin 2017 kur KV DRITA mbronte titullin kampion Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe në vitin 2018 kur Drita vazhdoi të fitonte titujt rradhazi, Duqi luante si pranuese/shërbim duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione, ku në atë kohë që të gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta, kurse këtë vit Venera tregoj vlera të madhe të sportistes dhe karakter të fortë ku ndihmoj ekipin të fitoj trofet kryesor: Kupën e Kosovës dhe duke u shpall Kampion.
Sot Venera është prap pjesë e familjes tonë.
Vazhdojmë së bashku “Kampione”
Venera Kadriu do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan ajo “Dritën”