Në teorinë dhe praktikën e luftës, thënia e Napoleonit se “unë jam matematicient dhe i besoi rregullit matematikor që numri i madh e mund të vogëlim” është sfiduese për politikanët dhe gjeneralët të cilët nuk e analizojnë artin e Napoleonit në procesin e krijimi të “numrit të madh”.
Shkruan: Fadil Kajtazi
Napoleoni si gjeni që ishte, teorinë dhe praktikën në procesin e krijimit të “numrit të madh” e mbështeste në fushën e artit operativ të parcelizimit, apo të ndarjes pjesë-pjesë të armikut.
Ai thoshte se (parafrazoi) “unë ndeshëm edhe me ushtri në numër më të madh se e imja, por duke e zbatuar një rregul, atë e bëj duke sulmuar me gjithë forcën time një pjesë të kundërshtarit, pastaj pjesën tjetër dhe manovra që bëj, krijon çrregullim te kundërshtari, kështu edhe mundësi për ta ndarë atë në pjesë edhe më të vogla. Kështu unë jam gjithmonë më shumë dhe fitoi.
Natyrisht se teoritë e vërtetuara nga praktika janë aktuale, por aplikimi i tyre në praktik nuk rezulton gjithnjë i suksesshëm nga fakti se kush i aplikon dhe ndaj kujt aplikohen.
Në realitetin tonë kosovar, kjo teori dhe teoria e krijim të kaosit është duke funksionuar për mrekulli që nga viti 1999.
Serbia duke e ditur që numri madh jemi ne, pasi garantues i sovranitetit ë Kosovës është NATO, përmes metodës “duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza” arriti që të krijoi kaos në jetën e përditshme kosovare.
Ajo përmes agjenturës arriti që të sulmoi sistemin politik të Kosovës duke mënjanuar elitat politike, kulturore, fetare dhe duke i zëvendësuar ato me një strukturë njerëzish me dije mediokre. Për pasoj kemi instalimin e krimit dhe korrupsionit si kulturë në të gjitha fushat e jetës ku më e ndjeshme është sistemi i drejtësisë i cili po e lëngon konsolidimin shtetëror të vendit.
Mbi bazë të gjendjes të terren, të prodhuar si rezultat i mediokritetit dhe shitjes së interesave të vendit të një pjese të elitave politike kosovare, tani kemi një avancim të Serbisë në rrafshin ndërkombëtar për të krijuar “numrin e madh”.
Nëse deri dje pjesa më e madhe e vendeve që e krijuan dhe e njohën Kosovën si shtet as që donin të dëgjonin për ndarjen e saj me Serbinë, tani pas 20 viteve çlirim, pas shpalljes së pavarësisë, pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndarja si opsion është bërë pjesë e vokabularit të tyre, me një fjalë, Serbia arriti të futë në agjendë ndërkombëtare ekzistencën apo jo të shtetit të Kosovës.
Nuk e di, nëse në kushte paqe ka tradhti më të madhe se sa ndarja e vendit dhe, nuk e di se cila është tradhtia më e madhe nëse një president krijon opinion ndërkombëtar për ndarje të vendit të vet?
Praktikisht, ardhja deri në Ibër e kufirit të Serbisë asaj politikisht nuk i thotë ndonjë gjë të madhe, përpos së Vuçiq dhe Daqiq do të krekosen para elektoratit të tyre se megjithatë në fituam diçka. Në rrafshin praktik ata do të përfitojnë rezerva të mëdha të mineraleve që i posedon ajo pjesë, por që në realitet ekonomikisht nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe, nga se, futja në funksion e këtyre kapaciteteve kërkon investime të mëdha të cilat Serbia nuk i ka. Futjen në qarkullim të këtyre rezervave serbet llogarisin t’i japin me koncesione Kinës apo Rusisë gjë që do të krijonte një momentum të ri gjeopolitik në këtë pjesë të Ballkanit.
Ardhja e kufirit të Serbisë në Ibër ka edhe një objektiv strategjik të Serbisë që është kryesori; serbet llogarisin në pushtimin e Kosovës (“kad tad” siç thonë ata) dhe, duke pasur parasysh gjatësinë kufitare të Kosovës me Serbinë, reliefin, ata kanë avantazh strategjik. Këtë avantazh në një luftë eventuale Kosova dhe shqiptarët mund ta përballojnë me shumë lehtësi duke e përgjakur ushtrinë serbe, nëse ne zhvillohemi si një shtet normal duke i zhvilluar kapacitetet mbrojtëse sipas doktrinave të avancuara të vendeve të NATO-së.
Ardhja e kufirit në Ibër, në rast të një lufte eventuale do t’i krijonte mundësi strategjike ushtrisë Serbe për goditje pas shpine ushtrisë tonë të pozicionuar për të ndalur përparimin e ushtrisë serbe në pjesën verilindore dhe lindore. Hapësira dhe konfiguracioni i rrafshit të Kosovës nga Mitrovica deri në Prishtinë, krijojnë avantazhe të mëdha për depërtimin e tankeve dhe mundësi të zjarrit të kryqëzuar të artilerisë klasike dhe raketore në gjithë pjesën e frontit. Konfiguracioni i kufirit të tanishëm të pjesës veriore mundëson pozicionim të mirë të ushtrisë tonë e cila me një organizim solid do të përballonte depërtimin serb nga kjo pjesë.
Prurja e kufirit në Ibër është tradhti ndaj gjakut të derdhur lum që nga viti 1912, dhe tradhti ndaj brezave të ardhshëm të cilve do të ju minimizojmë ekzistencën në Kosovën tonë. Pavarësisht kush e bënë, tradhtia është tradhti dhe po të shikohet ajo çfarë tentonte të bënte Esat Pashë Toptani, nuk ishte as gjë më tepër as më pak se prurja e kufirit serb te Shëngjini.
Edhe ai me Pashiqin nuk ishin “djem problematik” dhe kërkonin që fuqitë e mëdha “t’i lenin të merreshin vesh”.
Sikur kjo të ishte realizuar, cila do të ishte Shqipëria dhe ku do të ishin shqiptarët sot?