Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, bënë të ditur se janë vendosur kutitë e ankesave nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare të qytetit.
Sipas kësaj drejtorie, gjatë javës tjetër do të bëhet vendosjen e tyre edhe nëpër QMF-të dhe AMF-të e fshatrave.
“Në këtë mënyrë do të sigurohemi që ankesat dhe kërkesat e banorëve të shqyrtohen e realizohen. Padyshim që ky është hap i rëndësishëm që ta rrisim nivelin e kualitetin shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/