Vendimet për mbyllje të gastronomisë e dëmtojnë qytetarin dhe bizneset në Kosovë!
Nga: Izmi ZEKA
Ku është opozita që flenë!
Vendimet e sotme i ngjajnë eksperimenteve laboratorike.
A ka njerëz ky vend. Si munden të mbyllen gastronomitë pa një plan konkret dhe pa stimulim nga shteti.
A ka opozitë në këtë shtet të brishtë, që po mundohen me katandisë të tërin.
Sa punëtorë të gastronomisë mbeten pa paga, sa biznese do të mbyllen, sa familje do të mbeten pa paga. A bënë ndokush në këtë vend analizë.
Efektet e këtyre vendimeve të pa studiuara mirë, pa analizuara mirë sjellin efektet domino në ekonominë Kosovare.
A ka shoqëri civile që kujdeset edhe për shëndetin ekonomik apo vetëm për çështje politike. /2LONLINE.com/