Dy boksierët, dy vëllezërit nga Kosova të njohur me nofkën Toni Kraft dhe vëllai i tij i njohur me nofkën Jems Kraft nuk quhen “Kraft” por Safet dhe Musa Avdimetaj, nga prindërit të lindur në fshatin Strellc të Deçanit. pseudonimin Kraft e kanë nga gjuha Gjermane që do të thotë FUQI.
Trajneri i tyre Alfred Segerer njeri që ka sjell boksierë tituj botëror si shembull Graciano Rocchigiani, etj, është shumë entuziast me punën e vëllezërve Kraft. Vëllezërit Toni 23 dhe Jems Kraft 19 vjeçar, të dytë posedojnë tituj botëror në versionin WBC Junior.
Njëri ndër njerëzit më të përkushtuar në karrierën e vllëzërve Kraft, pa dyshim është këshilltari, dizajneri dhe menaxheri në marketing Halit Nezaj ( Dj-Lita) nga Gjermania , të cilit asnjëherë nuk i shtirret energjia për punë të palodhshme.
Sipas tij, mediat në Gjermani i fusin në rangun e vëllezërve Kliçko. Nga data 13.04.2016 shpalosim kontratën Vllezërit Kraft me Halit Nezaj. Haliti do të jetë këshilltar mediatik në gjuhën shqipe dhe sipas itj, asnjë intervistë nuk do të shpërndahet tek asnjë gazetë apo portal në gjuhën shqipe pa autorizimin e tij, kështu që s’do ketë më askush mundësi me spekuluar si më parë me emrin dhe karrierën e tyre.
Vëllezërit Kraft jetojnë në Waldkraiburg të Gjermanisë. Sefat Avdimetaj (Toni Kraft) ka 8 meçe 8 fitore kurse Musa Avdimetaj (James Kraft) ka 8 meçe, 8 fitore, 6 prej tyre me KO. Sipas analizave botërore si dhe disa Shqiptar që kanë njohuri dhe eksperiencë me këtë sport, do kemi shumë afër realizimin e ëndrrës që boksieri shqiptar të ngjitet në majat e boksit botëror, me çka, na bënë të mburremi të gjithëve me suksesin e tij.
‘Sikur t’i kisha 1 milion të shpenzuara për inaugurimin e Thaçit president të Kosovës, para këto të shpenzuara pa asnjë nevojë, me siguri më lehtë do t’i arrija majat e suksesit me djelmoshat tanë, thotë menaxheri Halit Nezaj, për të shtuar tutje…”boksi është profesion i vështirë, kërkon shumë punë, përgatitje të gjatë fizike, mund dhe sfida të panumërta, pa anashkaluar as ato materiale”.
“Mungesa e mbështetjes institucionale dhe mungesa e publicitetit nga ana e mediumeve publike të sukseseve të kolosëve të ringut evropian dhe botëror, e vërtetojnë qasjen e gabuar të shtetit ndaj qytetarëve të saj”, thotë Halit Nezaj