DYLON

Veseli takoi senatorin amerikan John McCain

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Uashington, ka takuar senatorin amerikan John McCain, të cilin e falënderoi për mbështetjen personale gjatë të gjitha fazave të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Kryetari Veseli e informoi senatorin për zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, duke vënë në dukje ecurinë procesit shtetndërtues dhe synimet euro-atlantike. Ai me këtë rast kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e Senatit amerikan. Kryetari Veseli përshëndeti posaçërisht marrëdhëniet e Gardës Nacionale të Arizonës me vendin tonë.

EkoHigjiena

Senatori McCain e përgëzoi Kryetarin për punën e bërë deri tash dhe inkurajoi që të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Senatori e siguroi Kryetarin Veseli që SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes Kosovën, si investim i përbashkët në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit. Ai tha që “ne bashkërisht duhet të gjejmë mënyra se si të kemi sukses, e jo të gjejmë arsye për të dështuar”.

Kryetari Veseli e siguroi senatorin McCain se Kosova do të vazhdojë punën e nisur bashkë në ndërtimin e stories së suksesit të përbashkët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.