Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë takimit që ka pas në Gjilan me kreun e Komunës, Lutfi Hazirin, që poashtu është nënkryetar i LDK-së, ka përçuar porosinë për Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit të Kosovës, e cila ka paralajmëruar mundësinë formimit të një subjekti të ri, duke thënë se LDK-në nuk mund ta ndajë askush, nga ajo mund të ndahen, largohen individë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Veliu tha se Lidhjen Demokratike nuk mund ta ndaj askush, deri tashti është tregua historikisht, se nuk mund ta ndajë askush. Nga Lidhja Demokratike mund të ndahen individë, kushdoqofshin ata, mirëpo LDK është vështirë të ndahet ajo është tepër e organizuar, me histori të gjatë e veprimit.
“Lidhja Demokratike është parti politike që iu ka qëndrua shumë stuhive dhe nuk e besojë që ndokush mund të ndajë LDK-në, e aq më pak Vjosa Osmani, e cila ka kohë që punon kundër Lidhjes Demokratike. Ajo ka kohë që është jashtë LDK-së me punë dhe veprime, ndërsa me trup ka qenë në LDK deri tash”, ka thënë Veliu./2LONLINE.com/