E gjithë Velekinca me kryetarin e ardhshëm, Sami Kurteshi. Vinin nga të gjitha lagjet grupe-grupe, me flamuj kombëtar në duar. Të buzëqeshur dhe optimist për fitorën e sigurt të 22 tetorit.
Në mesin e pjesëmarrësve, ndodheshin kandidatët e ardhshëm të Asamblesë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Bisedonin për hallet dhe nevojat e shumta që ka Velekinca. VV-ja do të jetë me Velekincën kurdo dhe kudo që ka nevojë!
Salla e madhe e shkollës, ishte mbushur përplot. Të tjerët pritnin para shkollës. Veprimtarët e VV-së, ndiheshin të gëzuar dhe krenarë. I përshëndetnin, u gjenin vend, por salla e madhe ishte e vogël për të gjithë. Pa vonuar erdhi Kandidati për Kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, bashk me deputetet, Albulena Haxhiu dhe Besa Baftiu. Në hyrje të shkollës filluan duartrokitje të mëdha. Brenda ishte krijuar atmosferë festive.
Në çelje të tubimit, kandidati për asambleistë nga Velekinca, veprimtari i njohur i VV-së, Armend Rexhepi, paraqiti nevojat e shumta që ka Velekinca të cilat presin zgjidhje në qeverisjen e VV-së.
Ndërkaq në fjalën e saj deputetja dhe kryetarja e Qendrës së VV-së në Gjilan, Besa Baftiu, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Velekinca ka qenë dhe ka mbetur kala e fortë e VV-së, sepse e do ndryshimin, zhvillimin, përparimin dhe emancipimin. Me fitorën e VV-së, me asambleistët dhe Kryetarin, Sami Kurteshi, fiton Velekinca, fiton i gjithë Gjilani , fiton e ardhmja e gjithë Kosovës.
Mes duartrokitjesh, fjalin e mori deputetja e njohur në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu. Ajo e garantoi Velekincën se me Lëvizjen Vetëvendosje, në vend të korrupsionit dhe nepotizmit të cilat janë bërë kancer për shoqërinë tone, do të ket zhvillim, drejtësi, shtet social dhe përparim.
Me Vetëvendosjen nuk do të mbetemi të izoluar, pa punë e pa perspektive. Është fat i madh që Gjilani ka vendosur ta zgjedhë Sami Kurteshin, kryetar. Njeriun e dijes, guximit, vendosmërisë dhe përkushtimit për ndryshimin e madh që po vjen.
Në këtë atmosferë të zjarrtë, mes duartrokitjesh e brohoritjesh festive, fjalën e mori Kryetari, Sami Kurteshi, i cili garantoi Velekincën se në qeverisjen e tij do të ket transparence të plotë, ujë të pijshëm për të gjithë, kanalizime moderne, pastrim të mbeturinave dhe ujit të ndotur që e ka vërshuar Anamoravën.
Dhe jo vetëm kaq: Do të kemi arsim të mirë dhe shkolla me kabinete moderne, biblioteka, kënde leximi, shujta për nxënës deri në klasën e pestë, transport kudo që ka nevojë. Gjatë mandatit tim, Gjilani do të duket krejtësisht ndryshe. Ne nuk japim premtime të kota, ne nuk iu mashtrojmë e nuk iu gënjejmë. Ne zotohemi me mendje e me zemër se do t’i realizojmë një për një këto që i kemi në programin tone zhvillimor.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje