Riza Abdyli, kandidat i PDK-së për asamble komunale, ka mbajtur takimin me banorët e Velekincës, ku u dëshmua se ky fshat ka vendosur për rikthimin e PDK-së në qeverisje të Gjilanit.
“Riza Abdyli, kandidat i PDK-së që vie nga fusha e biznesit, ka treguar se është një njeri i mirë, që di të menaxhojë dhe të zhvillojë biznesin e tij suksesshëm në tregun e lirë, duke u bërë nga më të suksesshmit në komunë dhe njëri nga taksapaguesit më të rregullt“, ka thënë Zenun Pajaziti, kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit.
Ai ka kërkuar votën në Velekincë për PDK-në duke shtuar se Riza Abdyli, është biznesmeni i suksesshëm që kësaj radhe i futet garës për asamble dhe se ky takim në Velekincë tregon se “Rikthimi i fuqishëm i PDK-së po ndodh”.
“Velekinca më këtë mbështetje mbipartiake për kandidatin e PDK-së Riza Abdyli, po dëshmon përkrahje edhe nga ana e votuesve të cilët nuk janë anëtarë të PDK-së”, ka thënë Pajaziti.
Në anën tjetër Riza Abdyli, i cili u prit me ovacione nga të pranishmit tha se “Ky tubim madhështor tregon për mbështetjen që ky fshat i ka dhënë Forcës së Ndryshimit dhe besimin që i ka dhënë kryetarit Zenun Pajaziti në premtimet e tij për të realizuar projektet urgjente për të cilat ka nevojë ky fshat, posaçërisht, për të sanuar pasojat e deponisë, ndalimin e dëmtimit të ambientit, çështjen e kanalizimit , rregullimi i shtratit të lumit Morava e shumë e shumë projekte të tjera”, ka thënë Abdyli.
“Rikthimi i madh i PDK-së është garancë e një mirëqenie më të mirë për të gjithë! Ekipi i PDK-së me Zenun Pajazitin, njeriun e dëshmuar dhe të respektuar në vend për atdhetarizëm është garancë se Gjilani do të jetë qendër e zhvillimit rajonal. Unë besoj në fitoren tonë. Bashkë do t’i bëjmë projektet”, ka thënë Riza Abdyli, kandidat për këshilltar në asamblenë komunale.
Sponsorizuar nga PDK