Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR SHËRBIMET PUBLIKE
Do të angazhohem për një model të ofrimit të shërbimeve publike që bazohet në profesionalizëm, përfaqësim, pjesëmarrje qytetare, efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie. Këto atribute do të aplikohen në të gjitha fazat e ofrimit të shërbimeve komunale – që nga planifikimi e deri të zbatimi i tyre në veprimtarinë e përditshme të komunës.
Pjesëmarrja juaj në të gjitha fazat e ofrimit të shërbimeve publike është thelbësore për garantimin e cilësisë së shërbimeve. Mbikëqyrja dhe vlerësimi juaj janë parakusht për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie në ofrimin e shërbimeve.
Revitalizimi i rrjetit të ujësjellësit; zgjerimi, modernizimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ujërave të zeza; grumbullimi efikas i mbeturinave dhe shtrirja e shërbimeve në gjithë komunën; administrimi efikas i deponisë së mbeturinave janë pikat e mia të referencës në avancimin e shërbimeve primare për qytetarët.
Do të angazhohem për fuqizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike duke kërkuar rritjen e buxhetit për çdo vit me 25%. Do të insistoj në përzgjedhjen e kompanive implementuese me profesionalizëm të lartë të nivelit Europian, si dhe me mbikëqyrje profesionale e jo politike. Do të jem shumë i përkushtuar në zgjerimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe shesheve. Edhe ndriçimi publik si element kyç i sigurisë si në zgjerim ashtu edhe në mirëmbajtje do të jete në fokusin tim.
Do të kërkoj që në pikat vitale të qytetit te vendosen kamerat vëzhguese për 24h.
Insistimi ne bashkëpunim me Ndërmarrjet Publike me qëllim të tejkalimit të gjendjes kaotike do të jetë angazhim me prioritet. Kohëve te fundit jam angazhuar në përgatitjen e projektit ”Siguria dhe Mirëmbajtja e Banesave Kolektive” duke siguruar:
* Ndriçim te jashtëm dhe te brendshëm.
* Fasadim të brendshëm dhe te jashtëm.
* Rregullim i dyerve te hyrjes dhe qasje me kartela.
* Funksionalizim te ashensorëve të dalë jashtë funksionit.
* Kujdestari të përhershme.
-Te gjitha këto në bashkëpunim të ngushtë me banorët e banesave kolektive.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Sponsorizuar nga Vehbi Salihu