Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR INVESTIMET KAPITALE
Investimet kapitale do të orientohen duke marrë për bazë (1) vizionin afatgjatë zhvillimor të komunës sipas planeve të miratuara, e jo si deri tani duke kryer favore kryekëput me interesa elektorale, dhe (2) objektivat që fuqizojnë avantazhet krahasuese të komunës në krahasim me rajonet e tjera.
Me pak fjalë, investimet kapitale do të orientohen në drejtim të avancimit të infrastrukturës dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së ndërmarrësisë.
Për ta shmangur arbitraritetin në ndarjen e buxhetit për investime, unë angazhohem që kriteret për përcaktimin e prioriteteve të hartohen paraprakisht dhe mbi bazën e tyre të vendoset se ku do të orientohen investimet.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
sponsorizuar nga Vehbi Salihu