DYLON

Lluka e Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend

Lluka e Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend
Avatar photo Redaksia

Rritja e sigurisë së furnizimit të energjisë, projektet në fushën efiçienës së energjisë përfshirë këtu fondin për efiçiencë si dhe burimet e ripërtëritshme, janë çështje që do të trajtohen me fokus nga Qeveria e Kosovës, respektivisht MZHE, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, gjatë takimit që ka zhvilluar me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natali Apostolova.

Me këtë rast Ministri Lluka, ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë Apostolova për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga BE, në mënyrë që të përmbush obligimet qe dalin nga marrëveshja e MSA.

Nga ana e saj shefja e Zyres së BE-së Natali Apostolova, duke uruar ministrin Lluka për detyren e re tha se Bashkimi Evropian është i vendosur të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke u ndal specifikisht ne sektorët te cilët MZHE i ka në portfolio dhe te cilat do te marrin mbështetje përmes IPA.

EkoHigjiena

Gjatë takimit Ministri Lluka ka njoftuar shefen e BE-së në Prishtinë për projektet që MZHE ka në proces me fokus të veçantë ai i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re i cili projekt do të sigurojë furnizimin e energjisë elektrike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.