Drejtues të AKR-së në Gjilan thanë se janë të përgatitur për zgjedhjet e 11 qershorit, takimet janë shpeshtuar me të gjitha strukturat e Degës, përgjegjësit dhe detyrat po ndahen tek të gjithë anëtarësia, dhe se po vërehet një klimë pozitive pro AKR kudo në mesin e qytetarëve si shpresa e fundit për zgjidhjen e problemeve që e kanë kapluar çdo sistem thuajse të vendit.
Në këtë takim kryesia mori vendimin për themelimin e Shtabit Zgjedhor, ku u zgjodh shef i shtabit zgjedhor Vehbi Salihu, që mori mbështetjen e plotë nga të gjithë anëtarët e kryesisë.
“AKR në Gjilan është e unifikuar që në këto zgjedhje të parakohshme të korrim sukses dhe të marrim mbështetjen e qytetarëve tanë, gjithmonë duke u bazuar në programin për zhvillim ekonomik të vendit dhe vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli”, u tha në këtë takim.