Ka shumë nga ata të cilët nuk konsumojnë mish, produkte të qumështit apo cfarëdo ushqimi me prejardhje nga kafshët.
Studiues të shumtë kanë treguar përparësitë e ushqyerjes me pemë dhe perime ashtu si ushqehen vegjetarianët, ndërsa së fundmi është zbuluar se duke konsumuar pemë dhe perime kursen shumë para.
Për dhjetë vjetët e fundit në Britani numri i njerëzve që kanë kaluar në ushqimin me bazë bimore është rritur me 340 për qind, sipas hulumtimit të Mintel.
Përveç arsyeve shëndetësore dhe kujdesit për mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve, shpenzimet më të ulëta janë një tjetër arsye për këtë dietë, pasi ushqimet e tilla janë më të lira.