Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi në një video të postuar në YouTube thotë se nuk do të ndalet së foluri për politikë.
Ai kritikuesit e tij i quan “knusa nji pllamë me krye përpjetë”.“Për atë arsye, kur kemi filluar ne komuniteti mysliman me lëvizë, këta dojnë me u cmend”, thotë ai, transmeton reporteri.
“Unë erdha prej Moske që s’mund të flas për probleme të këtij vendi? S’pasna të drejta të barabarta?”, vazhdon ai.
Më interesantja që ai thotë është se vec nuk do se do të hynte deputet dhe do ta thërriste ezanin në sallën e parlamentit.
Mos em shti se i përvjeli duart e të hi deputet qaty e ta bëj llugë parlamentin, qohna e bërtas në kupë të kresë e ta thirri ezanin midis parlamenti”, thotë ai.
Ai thotë se do të vazhdojë të flasë për fe, politikë e çështje sociale.