Spanja mban zi. Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Luis Aragones vdiq herët të shtunën në mëngjes në moshën 75 vjeçare në një spital në Madrid, lajmi bëhet i ditur nga radio RNE, transmeton sporti1.
Aragones ishte trajner i kombëtares spanjolle, e cila triumfoi në kampionatin evropian, Euro 2008 në Austri e Zvicër, prej atëherë spanjollët i kanë fituar të gjitha garat e mëdha evropiane, botërorin 2010 dhe euro 2012.
Aragones ishte si lojtar dhe trajner me Atletico Madrid. Me klub ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Fenerbahçe (2008-2009) Aragones e kishte përfunduar karrierën e tij në dhjetor 2013.