Olimpiada e shahut e cila po zhvillohet këtë vit në qytetin e Tromsos në Norvegji, është kthye në një Olimpiadë tragjike pasi deri tani kanë vdekur dy pjesëmarrës në vetëm pak orë. Të vdekurit po luanin për plasman sa më të mirë në rangun botëror.
Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat norvegjeze, shkaqet e vdekjes së dy të vdekurve në garën e 1800 konkurrentëve nga 174 vende të botës nuk janë përcaktuar, deri në momentin që të bëhet autopsia, por arsyet mund të jenë të shumta si stresi, përdorimi i dograve (edhe në shah nuk mungon përdorimi i substancave të ndaluara pasi rrit performancën) por edhe përdorimi i alkoolit, transmeton Tetovanews.
Kurt Meier është një nga konkurrentët e vdekur. Zvicerani 67-vjeçar humbi jetën duke zhvilluar lojën, ndërsa emri i personit tjetër nuk bëhet i ditur por thuhet se vdiq në një dhomë hoteli.