Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 86 vjeçare ka vdekur shkrimtarja e shpërblyer afro-amerikane Maya Angelou. Angelou ka marrë mirënjohje ndërkombëtare në vitin 1969 pas publikimit të autobiografisë së saj “Unë e di pse zogu këndon në kafaz”.
Kjo autobiografi është e para nga shtatë autobiografitë e saj ndërsa e tregon jetën personale si një person i lindur dhe i rritur në varfëri.
Në botimet e saj ajo ka shtjelluar temën e përdhunimit, racizmit dhe shkrim-leximin si një realitet tek gratë që jetojnë në një shoqëri të dominuar nga meshkujt.
Angelou ka qenë një aktiviste në Lëvizjen e të Drejtave civile në Shtetet e Bashkuara ndërsa ka punuar me Martin Luther King, Jr. dhe Malcolm X.
Gjatë përurimit të presidentit amerikan Bill Clinton në vitin 1993, Angelou kishte recituar një poezi të saj.