Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan me 29 maj 2017, rreth Orës 11:10 është njoftuar nga Spitali Rajonale se një person është sjellë aty me lëndime të rënda trupore pa shenja jete.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, Policia e Kosovës njësitet reaguese me të arritur në emergjencë kanë kuptuar se viktima Sh. A. (1970), shtetas i Turqisë, ishte punëtor i kualifikuar për montim e ashensorëve dhe udhëheqës kryesor i punëve, gjatë përcjelljes së punëve, ai kishte ra nga një objekt ndërtimor që është në ndërtim e sipërm, derisa kishte qenë duke rregulluar ashensorin e ndërtesës.
Hasahani ka thënë se hetimet regjionale së bashku njësitet e Krim-Teknikës dhe me prokurorin e shtetit kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kane bërë procesimin e vendit të ngjarjes.
“Nga intervista me dëshmitarë (punëtorë që kanë qenë bashkë me tani të ndjerin në momentin kritik), është kuptuar se, i ndjeri, aksidentalisht nga kati i gjashtë ku kishte qenë në shkallë metalike lëvizëse ishte rrëzuar dhe kishte rënë në tokë. Pas kësaj situate nga punëtoret tjerë të atij objekti ishte dërguar në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan, mirëpo nga mjekët e qendrës emergjente ishte konfirmuar vdekja e tij”, ka thënë tutje zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML-ë në Prishtinë për kryerjen të Autopsisë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është inicuar dhe klasifikuar” Vdekje e dyshuar”, në bashkëveprim me prokurorinë rasti është në procedurë hetimore nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e policisë Gjilan.