Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se policia ka pranuar një informatë nga ndihma e parë në Gjilan, se është gjet një person i lënduar në një shtëpi të pa banuar prapa stadiumit te qytetit ne Gjilan, me këtë rast patrulla policore ka dal ne vendngjarje, ka takuar viktimën, një qytetar me vendbanim të përhershëm në Gjilan, i lindurme 1984.
“Policia në vendngjarje fillimisht i ka ndihmuar personelit mjekësor për te transportuar viktimën për në Emergjencën Rajonale për ndihme mjekësore. Gjate këqyrjes së vendit te ngjarjes si dëshmi janë gjete një sasi e shiringave ku dyshohet se viktima më par kishte konsumuar lëndë narkotike”, ka thënë Hashani.
Ai tha se ne vendngjarje është gjetë edhe një person tjetër i cili kishte qenë se bashku me viktimën. Rreth orës 01:40, nga mjeket kujdestar është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se njësitet rajonale të hetimeve në Gjilan, se bashku me prokurorin kane dal ne vendngjarje dhe janë duke e hetuar rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./2lonline/