Në Komunën e Vitisë, është shënuar viktima e parë si pasojë e coronavirusit, raporton Plus Televizion.
Dje në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja me inicialet S.R., 82-vjeçare nga fshati Skifteraj, e cila përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje shoqëruese.
Lajmin e ka konfirmuar infektologu, Arben Vishaj, pasi pacientja ka disa ditë që po trajtohej në Infektivë në Prishtinë, meqë ishte konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në Viti nga shtabi emergjent, kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat që ceremonia e varrimit të kryhet në siguri të plotë pa rrezikuar personat e tjerë nga infeksioni.
Në Komunën e Vitisë, aktualishtë janë 32 raste aktive ku prej tyre 11 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Ndryshe, në rajonin e Anamoravës në total numri i rasteve aktive me coronavirus është rreth 100.
BURIMI: PlusTV