DYLON

Ministri Kuçi mori pjesë në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor

Ministri Kuçi mori pjesë në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK me temën ”Ballkani Perëndimor për Epokën Dixhitale”, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe i realizuar në formë virtuale.

“Ndikimi i Marrëveshjes së Roamingut Rajonal dhe hapat e ardhshëm në drejtim të regjionit pa tarifa të roamingut deri më 1 Korrik 2021”, ka qenë çështja e parë e trajtuar në këtë takim, ku Ministri Kuçi ka paraqitur të arriturat e palës kosovare për zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve të radhës drejt heqjes së plotë të tarifave të roamingut deri më 1 Korrik 2021.

Si çështje tjetër e trajtuar në këtë takim ministror ka qenë Axhenda e transformimit Dixhital në Ballkanin Perëndimor përtej vitit 2020.

EkoHigjiena

Në këtë rast Ministri Kuçi ka prezantuar planet dhe prioritet e Kosovës për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), gjegjësisht të Agjendës Dixhitale të Kosovës. Po ashtu Ministri ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë në implementimin e veprimeve në kuadër të fushave për ekonominë rajonale (REA 2021-2024) dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha palët në rajon, që të arrihen të gjitha objektivat në mënyrë sa më efikase.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.