(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se është aksidentuar për vdekje një 10-vjeçare në Pozheran të Komunës së Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se një vajzë e moshës rreth 10-vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Pozheran të Vitisë, që ka ndodhur të mërkurën në orët e pasdites, ndërsa motra e saj, ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në spital.
Toger Hashani ka thënë se viktima dhe e lënduara, nga Pozherani, janë qëlluar nga një veturë në lëvizje, në rrugën Gjilan-Ferizaj, derisa kanë qenë duke ecur këmbë
I dyshuari është ndaluar nga policia. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/