Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.
Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.
I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Kjo është vdekja e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit M.I nga Malisheva e Epërme.
Ja postimi i tij:
#Dita45. Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse. I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi pranë familjes për ta përballuar dhembjen.
Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër. Ai që i thyen rregullat e karantinës dhe që nuk e respekton orarin e daljes, do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. #rriNshpi