/2L ONLINE/. – Në momentet kur po përgatiteshim për të festuar Vitin e Ri, na vjen lajmi hidhur për vdekjen e Agim Rexhepit, kryetarit të Iniciativës Qytetare “Për Gjilanin”, lajm që na goditi shumë rënd , sepse humbëm një shok, mik dhe bashkëpunëtor. Vdekja, Agimin e mori kur po gëzonte momente shumë pozitive, kur Iniciativa po riorganizohej dhe kur po projektonte të ardhmen e vetë duke krijuar strategjinë për të promovuar dhe avokuar interesat qytetare.
Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin“ falënderon të gjithë ata shokë, miq , subjekte… që ndan dhimbjen me ne, na shprehen ngushëllime duke e bërë më të lehtë dhimbjen tonë, njëherësh kjo dëshmon më së miri se Agimi gëzonte respekt në rrethin e gjerë, ai kishte ndërtuar ura bashkëpunimi me shumë qytetar dhe subjekte, ku synonte që këto raporte ti fuqizonte edhe më shumë në të ardhmen.
Bashkëthemeluesit e Iniciativës Qytetare“ Për Gjilanin“ në takimin Post Mortum, analizuan gjendjen e krijuar pas vdekjes së kryetarit dhe njëzëri u pajtuan se Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin“ do të vazhdojë aktivitetin dhe misionin e vet qytetar. Në takimin e bashkëthemeluesve po ashtu u vendosë që Iniciativa ti hyj procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet. Përfaqësues i përkohshëm i Iniciativës deri në zgjedhjet e organeve të reja, u caktua Avdi Aziri.
Iniciativa Qytetare“ Për Gjilanin“ deklaron se do ti qëndrojë mbrapa gjitha marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve që i ka lidhë i ndjeri Agim Rexhepi në emër të Iniciativës. Iniciativa Qytetare do të angazhohet që të lidh ura bashkëpunimi me të gjithë ata që e kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Gjilanit, drejtësinë sociale, drejtësinë ekonomike dhe drejtësinë juridike.
Iniciativa“ Për Gjilanin“ do t’ia njohë secilit punët e mira që i bënë për të mirën e përgjithshme dhe po ashtu do të kritikojë dhe do ta ngrisë zërin sa herë që nuk i kryejnë detyrat ata që e kanë përgjegjësinë për to.
Iniciativa Qytetare “Për Gjilanin“