Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njofton qytetarët se vaksinimi i qytetarëve me vaksinat e gripit sezonal, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë, në funksion të parandalimit të gripit sezonal është duke vazhduar ende.
Momentalisht ka sasi të mjaftueshme të vaksinave në Qendrën Kryesore Familjare dhe në Qendrat e tjera Familjare.
Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. /2LONLINE.com/