Dezinfektimi dhe trajtimi i hapësirave dhe objekteve publike në Komunën e Vitisë po vazhdon në faza të tjera.
Ekipet e shërbimeve publike dhe të kompanive të specializuara sot po dezinfektojnê objektet e shkollës, të kishës, ambulancës dhe të një restoranti në fshatin Letnicë.
Ndërkohë në Viti po vazhdon mirëmbajtja, pastrimi dhe klorizimi i rregullt i rrugëve. Në anën tjetër ekipet e Kryqit të Kuq po shpërndajnë donacionet e “Viva Fresh Store” në pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.
Komiteti emergjent i Komunës së Vitisë është non stop në veprim dhe po harmonizon veprimet me nivelin qendror dhe me komponentën lokale për t’u mbrojtur sa më mirë nga pandemia.