Dy ndeshjet e fundit do të luhen në kuadër të javës së 13-të ne Superlige. Në fakt sot në fushë do të zbresin dy skuadrat gjilanase që do të luajnë ndaj ekipeve të pjesës së poshtme të tabelës.
Gjilani është nikoqir i Ferizajt, por këtë takim bardhekuqtë do ta luajnë në Mitrovicë për shkak të dënimit që kanë marrë nga FFK për pezullimin e fushës.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në kryeqytetin kosovar, ku Flamurtari është nikoqir i Dritës.
Vendasit nuk dinë për fitore në tetë takimet e fundit, ndërsa Drita kërkon triumfin për mos të lënë Ballkanin të shkëputet në tabelë.