Superliga vazhdon me dy ndeshje të javës së katërt pasditen e sotme. Nga ora 16:00 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera tejet interesante në Gjilan dhe Skenderaj.
Derbi i kësaj xhiro në Superligë zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy kampionët e fundit të Kosovës, Drita dhe Feronikeli.
Pas tri xhirove të para dy ekipet kanë nga gjashtë pikë pasi kanë marrë nga dy fitore dhe kanë pësuar nga një disfatë.
Në anën tjetër edhe Gjilani kërkon pikët maksimale, pasi deri më tani ka gjashtë pikë sa ka Drita dhe Feronikeli. Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit do te zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj nga ora 16:00.
Tri pikët nga ky takim do ta dërgojnë Dritën ose Feronikelin apo Gjilanin në krye të elitës së futbollit kosovar.