Në kuadër të projektit për rregullimin e rrugëve fushore, kanë filluar punimet edhe në hapjen dhe rregullimin e rrugës bujqësore në fshatin Letnicë, e cila do të jetë funksionale dhe do të shërbej si rrugë alternative për banorët e kësaj zone.
Realizimi i këtij projekti të rrugës, po bëhet në prag të festës së Zojës së madhe që mbahet me 15 gusht, ndërkohë që do ti paraprijë edhe projektit të ujësjellësit në Letnicë.
Për të parë nga afër punimet e rrugës, në Letnicë ka qëndruar kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira.
Projekti i rrugëve fushore për vitin 2017-2018 parasheh rregullimin e 30 rrugëve si në Vërban, Sllatinë të Epërme, Sllatinë të Poshtme,Radivojc-Zhiti, Skifteraj, Tërpezë-Rruga e varrezave, Kabash-Smirë, Lubishtë-Buzovik, Podgorc-Ramnishtë, Mjak, Remnik, Tërstenik etj.
Kryetari Haliti ka theksuar se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar që të përmirësojnë infrastrukturën rrugore fushore në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, në mënyrë që të mbështet zhvillimi i bujqësisë duke u ofruar kushte sa më të volitshme, për qasje në tokat bujqësore.