/2L ONLINE/ – Janë në realizim e sipër projektet infrastrukturore që kanë të bëjnë me rregullimin e disa rrugëve bujqësore. Pas rehabilitimit të rrugës në lagjen Shaqiraj në Debellde, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka bërë inspektuar sot punimet e sapo përfunduara në këtë lagje. Përndryshe, komuna e Vitisë në vazhdimësi është përkujdesur që gjendja e kësaj rruge të përmirësohet dhe të jetë e qarkullueshme për banorët. Ndërkohë që kanë përfunduar punimet edhe në bujqësore në Pozheran, respektivisht në pjesën që përshkon lagjet Zuka dhe Halabaku.
Kjo rrugë ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe tani është bërë hapja dhe shtrimi me zhavorr që kap një gjatësi prej . 450 metrash, që është pjesë e projektit të përbashkët të rrugëve bujqësore që po ndërtohen nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë. Një inspektim të punimeve që po kryhen, kryetari Haliti i shoqëruar edhe me kryesuesin e Kuvendit Naim Pira, i kanë bërë edhe rregullimit të trotuarit në anën e poshtme të lumit Morava, respektivisht të rrugës për fshatin Binqë. /2L ONLINE/