Për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po zhvillohen në disa lokalitete të komunës së Vitisë, udhëheqja komunale ka vizituar këto vendpunishte.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar punimet e projekteve të rregullimit të fushës sportive në Drobesh, si dhe punimet në rrugën Viti-Sllatinë.
Poashtu, ka inspektuar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit, në afërsi të shkollave të mesme në Viti. /2LONLINE.com/