Në përfundim e sipër është rregullimi i një pjese të trotuarit në fshatin Beguncë, projekt ky shumë i nevojshëm që lehtëson qarkullimin e banorëve të disa lagjeve në këtë pjesë, thonë autoritetet komunale.
Po ashtu është shtruar me zhavor një rrugë lagjore në fshatin Lubishtë, duke u bërë kjo rrugë më e kalueshme, e cila është iniciuar nga banorët dhe ka gjetur edhe mbështetjen komunale.
Ndërkohë në Ramjan dhe Skifteraj, kanë përfunduar fushat sportive, të cilat janë shtruar me gomë.
E këto projekte, i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti, për të parë nga afër punimet që janë kryer. Me këtë rast, ai ka uruar banorët e këtyre lokaliteteve për projektet e realizuara dhe ka theksuar se do të vazhdohet edhe më tej, me projekte të reja. /2LONLINE.com/