Vazhdon punimet punëtoria e organizuar nga Banka Botërore në lidhje me shërbimet e së ardhmes si pjesë e programit “UTILITY OF FUTURE”.
“Qëllimi i programit “Utility of Future” u shërben kompanive të ujësjellësit të përqendrohen në të ardhmen, shërbime të besueshme, të sigurta, gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgjegjshme përmes praktikave më të përshtatshme, u lejon kompanive të operojnë në një mënyrë efikase, elastike, inovative dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimi ne Kompanisë “Hidromorava” në Gjilan, në lidhje me këtë punëtori.
Pas punëtorisë gjithëpërfshirëse 5-ditore, do të dalin konkluzionet mbi bazën e të cilave do të hartohet plani për veprim 100 ditor, nga i cili do të hartohet strategjia vijuese. /2LONLINE/