Në vazhdën e vizitave në ndërmarrjet e ndryshme që veprojnë në komunën e Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot Ndërmarrjen “Bautex” SHPK në Pozheran.
Kjo fabrikë e cila ka filluar me punë para pak muajsh, merret me prodhimin e materialeve izoluese. Kryetari Haliti u njoftua nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje me punën dhe planet në të ardhmen, e ku aktualisht janë të punësuar 25 punëtor.
Gjithashtu u bë e ditur se Ndërmarrja Bautex, eksporton prodhimet e saja në tregun europian si në Hungari, Itali, Greqi, Shqipëri e Poloni. /2LONLINE/