Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor vazhdon kontrolli i trafikut me vetura me pajisje inteligjente “Smart Patrol”, me ç’rast vetëm gjatë muajit Gusht 2023 ka identifikuar 547 kundërvajtje, ku prej tyre:
· 181 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht targat dhe janë larguar nga trafiku.
· 111 shoferë janë hasur duke drejtuar mjetin mbi shpejtësisë e lejuar.
· 90 shoferë janë hasur duke përdorur telefonin mobil gjatë ngasjes dhe po ashtu janë shqiptuar edhe kundërvajtje tjera në trafik.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe të kontribuojmë për një siguri më të madhe në trafik, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit që të jenë më të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve, njëkohësisht zyrtarët policor me pajisje inteligjente do të vazhdojnë të jenë në rrugë për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit. /2LONLINE/